• понеделник, 23 март 2026

Berisha: Jemi të gatshëm për vepra të larta, bllokadë e parlamentit, grevë urie

Berisha: Jemi të gatshëm për vepra të larta, bllokadë e parlamentit, grevë urie

Tiranë, 3 mars 2026 (MIA) - Lideri i Partisë demokratike opozitare, Sali Berisha deklaroi se deputetët opozitarë janë të gatshëm për vepra të larta, bllokadë të parlamentit dhe grevë urie, nëse nuk i hiqet imuniteti parlamentar zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

"E vërteta është se deputetët që moti e shprehën vendossmërinë e tyre të kalojnë në akte të larta, këtu edhe grevë urie. Dhe asgjë nuk përjashtohet. Por, gjithçka do të ndërmerret, në momentin e vërtetë. Mendoj se fjala e popullit është çështja kryesore në rendin e ditës, populli duhet të flasë sepse ajo që po u ndodhë shqiptarëve është pa precedent në histori", tha ai në takimin e sotëm me gazetarë.

Berisha edhe njëherë përsëriti se Rama duhet të rrëzohet, por se atë vetëm qytetarët mund ta bëjnë dhe u bëri thirrje për masivitet në protestën që e paralajmëroi për ditën kur në rend dite do të jetë çështja për Ballukun. ab/

Fotо: Berisha Fejsbuk

 

 

 

 

Остани поврзан