• сабота, 16 мај 2026

Beri: Nëse Izraeli nuk tërhiqet nga Libani jugor do të përballet me rezistencë

Beri: Nëse Izraeli nuk tërhiqet nga Libani jugor do të përballet me rezistencë

Bejrut, 21 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Beri, paralajmëroi sot se forcat izraelite do të përballen me rezistencë nëse nuk tërhiqen nga pjesa jugore e vendit.

Dhe pavarësisht një armëpushimi dhjetëditor midis Izraelit dhe Hezbollahut, trupat izraelite mbeten në territorin libanez. Izraeli pretendon se kjo bëhet për të krijuar një zonë tampon për të mbrojtur zonat veriore izraelite nga sulmet.

"Libani nuk mund të përballojë humbjen e asnjë metri tokë. Nëse Izraeli vazhdon pushtimin e tij, qoftë në zona, pozicione apo duke vizatuar vija të verdha, atëherë do ta ndiejë frymën e rezistencës çdo ditë", theksoi Beri.

Komentet e Barit, i cili është lider i lëvizjes Amal, një aleat i Hezbollahut, vijnë një ditë para bisedimeve të planifikuara në nivel ambasadorësh midis Izraelit dhe Libanit, të cilat do të ndërmjetësohen nga Uashingtoni. Konflikti u përshkallëzua më 2 mars kur Hezbollahu sulmoi Izraelin në mbështetje të Iranit në konfliktin më të gjerë rajonal.

Agjencia libaneze për menaxhimin e fatkeqësive kumtoi se në luftën midiss Izraelit dhe Hezbollahut që nga 2 marsi janë vrarë të paktën 2.454 persona, ndërsa u lënduan 7.658 persona. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан