• петок, 13 март 2026

BE-ja u dakordua për saksione të reja ndaj Iranit për shkak shkeljes të të drejtave të njeriut

BE-ja u dakordua për saksione të reja ndaj Iranit për shkak shkeljes të të drejtave të njeriut

Bruksel, 11 mars 2026 (MIA) - Vendet e Bashkimit Evropian u dakorduan të vendosin më shumë sanksione ndaj Iranit, publikoi shefja e Punëve të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, transmetoi DPA. 

"BE-ja vazhdon ta mbajë Iranin përgjegjës", shkroi Kallas të mërkurën në Iks.

"Ndërsa lufta në Iran vazhdon, BE-ja do të mbrojë interesat e saj dhe do të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për represionin e brendshëm. Gjithashtu, i dërgon mesazh Teheranit se e ardhmja e Iranit nuk mund të ndërtohet mbi represion", shtoi ajo.

Sipas masave të reja, 19 "zyrtarë të regjimit dhe subjekte përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” do të sanksionohen me ndalime udhëtimi nga BE-ja, ngrirje të aseteve dhe kufizime të tjera.

Detaje të mëtejshme rreth individëve dhe organizatave të sanksionuara nuk ishin menjëherë të disponueshme.

Gjatë viteve, BE-ja ka vendosur vazhdimisht sanksione ndaj Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në janar, blloku u dakordua ta caktojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një organizatë terroriste, pasi mijëra protestues u vranë në një shtypje të dhunshme të demonstratave, kujton DPA.

Më herët sot, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, deklaroi se numri i të vdekurve ishte "më shumë se 17.000 burra dhe gra të rinj". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан