BE-ja po përballet me rënie të madhe demografike - deri në fund të shekullit do të mbetet pa 53 milionë njerëz
- – Bashkimi Evropian po hyn në fazën e rënies së madhe demografike, ndërsa popullata ka mundësi të ulet për 53 milionë njerëz, ose 11,7 për qind, deri në fund të këtij shekulli, njoftoi Eurostat.
Bruksel, 17 prill 2026 (MIA) – Bashkimi Evropian po hyn në fazën e rënies së madhe demografike, ndërsa popullata ka mundësi të ulet për 53 milionë njerëz, ose 11,7 për qind, deri në fund të këtij shekulli, njoftoi Eurostat.
Bashkimi Evropian ka pasur rreth 451,8 milionë banorë në vitin 2025, me rritje e cila është duke u rikuperuar pas rënies gjatë kohës së pandemisë.
Pritet që popullsia të vazhdojë të rritet edhe disa vite, duke arritur pikun prej 453,3 milionë në vitin 2029, para se të fillojë rënia afatgjate e 398,8 milionë deri në vitin 2100.

Projeksionet bazohen në supozime për trendet e fertilitetit, moratilitetit dhe emigrimit, me barazimin e pjesshëm të trendeve ndërmjet vendeve – anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, struktura e moshës së popullsisë së Unionit do të ndryshojë. Numri i personave të moshuar do të vazhdojë të rritet, ndërsa i të rinjve dhe njerëzve të aftë për punë të ulet.
Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve nën 19 vjet do të ulet nga të tanishmit 20% në 17%, ndërsa pjesëmarrja e popullatës të moshës së aftë për punë të moshës prej 20 dhe 64 vjet prej 58% në 50%.
Në të kundërtën, pjesëmarrja e popullsisë së moshës prej 65 deri 79 vjet, do të rritet prej 16 % në 17%,ndërsa i personave mbi 80 vjet prej 6% në16%.
Foto: Printskrin Eurostat