• вторник, 14 април 2026

BE-ja ashpërson rregullat e importit të çelikut

BE-ja ashpërson rregullat e importit të çelikut

Bruksel, 14 prill 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian do të ashpërsojë rregullat për importet e çelikut, me qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendas nga rritja e konkurrencës në tregun botëror. 

Përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe Parlamenti Evropian mbrëmë vonë ranë dakord për të kufizuar kuotën vjetore për importet e çelikut pa dogan në 18,3 milionë ton, që përfaqson ulje prej rreth 47 për qind krahasuar me nivelin e mëparshëm.

Importet shtesë mbi kuotën e përcaktuar do t'i nënshtrohen një dogane prej 50 përqind, dyfishi i normës së mëparshme, theksohet në kumtesë.

Çeliku i lirë nga Kina, India dhe Turqia po ushtron presion të fortë mbi prodhuesit evropianë, ndërsa masat e reja synojnë të mbrojnë tregun e Unionit nga furnizimi i tepërt global.

Me marrëveshje përcaktohet saktësisht dhe shpërndarja e kuotave pa taksa për vendet eksportuese të çelikut, duke ruajtur njëfarë fleksibiliteti. Kuotat e papërdorura do të mund të transferohen nga një tremujor në tjetrin.

Rregullorja ekzistuese skadon më 30 qershor, ndërsa që rregullat e reja të hyjnë në fuqi, është i nevojshëm miratimi nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, i cili konsiderohet vetëm një formalitet procedural. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан