• сабота, 16 мај 2026

Begai: Ende nuk ka një vendim nëse Irani do të merr pjesë në negociatat me SHBA-në në Pakistan

Begai: Ende nuk ka një vendim nëse Irani do të merr pjesë në negociatat me SHBA-në në Pakistan

Teheran, 21 prill 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane, Esmil Bagai, për televizionin shtetëror IRIB deklaroi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse Irani do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me SHBA-në. 

"Arsyeja është e qartë, kjo nuk është çështje pavendosmërie. Po përballemi me mesazhe kontradiktore, sjellje të paqëndrueshme dhe lëvizje të papranueshme nga SHBA-ja", theksoi Bagai. 

Ai përmendi sulmet e SHBA-së ndaj anijeve iraniane dhe bllokadën e Ngushticës së Hormuzit. 

"Këto lëvizje amerikane përbëjnë pirateri në det dhe terrorizëm shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë për dy anijet iraniane”, theksoi Bagai, duke shtuar se një sjellje e tillë "i vë në pikëpyetje" qëllimet dhe seriozitetin e SHBA-së.

Ai potencoi se "procesi diplomatik duhet të jetë i orientuar drejt rezultateve" dhe kur Irani të vlerësojë se kushtet janë përmbushur "do të marrë vendimin e nevojshëm". rq/

Foto: MPJ e Iranit

 

Остани поврзан