BE propozon mision inspektimi për gazsjellësin ukrainas "Druzhba"
- BE-ja ka propozuar një mision inspektimi për tubacionin e gazit ukrainas "Druzhba" dhe është duke pritur një përgjigje nga Ukraina, deklaroi një zëdhënës i Unionit, i cituar nga media britanike.
Bruksel, 12 mars 2026 (MIA) - BE-ja ka propozuar një mision inspektimi për tubacionin e gazit ukrainas "Druzhba" dhe është duke pritur një përgjigje nga Ukraina, deklaroi një zëdhënës i Unionit, i cituar nga media britanike.
"Kemi propozuar një mision inspektimi për gazsjellësin "Druzhba" në Ukrainë", tha zëdhënësi.
Furnizimet me naftë ruse për Hungari nëpërmjet gazsjellësit janë pezulluar që nga fundi i janarit, kur objekti u dëmtua.
Kievi thotë se sulmi rus goditi pajisjet në gazsjellësin "Druzhba" në Ukrainën perëndimore, ndërsa Sllovakia dhe Hungaria thonë se Ukraina është përgjegjëse për ndërprerjen e zgjatur të furnizimit me energji. rq/
Foto: arkivi i MIA