• петок, 13 март 2026

BE paralajmëroi SHBA-në kundër tarifave të reja të mundshme

BE paralajmëroi SHBA-në kundër tarifave të reja të mundshme

Bruksel, 12 mars 2026 (MIA) – Bashkimi Evropian  ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vendosjes së tarifave të reja për importet e produkteve industriale nga Evropa që mund të shkelin marrëveshjen për tarifa.

BE pret që SHBA-ja të zbatojë plotësisht marrëveshjen për tarifa të arritur korrikun e kaluar, e cila kufizon tarifat amerikane mbi importet e BE-së në 15 përqind për shumicën e kategorive të produkteve, deklaroi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Nuk kemi marrë asnjë indikacion se administrata amerikane synon të devijojë nga këto detyrime”, tha ai, por shtoi se “komisioni do të përgjigjet me vendosmëri dhe në mënyrë proporcionale ndaj çdo shkeljeje”, raportoi DPA.

Qeveria e SHBA-së njoftoi hetime për kapacitete të supozuara të tepërta në disa sektorë, të cilat mund të rezultojnë me vendosjen e tarifave të reja doganore.

“BE-ja e ndan shqetësimin e Uashingtonit, por nuk e sheh veten si problem,” tha zëdhënësi.

“Bashkimi Evropian e ndan shqetësimin e SHBA-së lidhur me kapacitetin e tepërt strukturor në ekonominë globale. Megjithatë, burimet e një kapaciteti të tillë të tepërt janë të identifikuara mirë dhe ato nuk ndodhen në Evropë,” shtoi ai.
 
Sipas tij, BE-ja është një ekonomi tregu me tregje të hapura dhe politika transparente. Si e tillë, BE-ja nuk e konsideron veten si kontribuese në tepricën strukturore të kapacitetit, por si partnere në përballimin e çrregullimeve globale.

BE-ja ka kritikuar vazhdimisht kapacitetin e tepërt të Kinës që e çrregullon tregun, përfshirë edhe në fushat e teknologjive të pastra ose të automjeteve me bateri. ls/

 

 

 

Остани поврзан