• вторник, 30 декември 2025

Bazar i Vitit të Ri në Çair

Bazar i Vitit të Ri në Çair

Shkup, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Në sheshin "Skënderbeu" në Shkup, mbrëmë ka filluar Bazari i Vitit të Ri në Çair, duke e shënuar fillimin e programit festiv me interes të madh nga qytetarët. Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi ishte i mbushur me vizitorë të cilët shijuan dekorimet festive, stendat dhe programin muzikor, informojnë pushteti vendor.

Siç tregon Komuna e Çairit, mbrëmja u pasurua me muzikë nga DJ Edmir, duke krijuar një atmosferë të këndshme për të gjitha brezat.

Bazari i Vitit të Ri vazhdon edhe për tre mbrëmje të tjera. Sot, nga ora 18:00, do të mbahet një program i veçantë për fëmijë me maskota dhe aktivitete festive, ndërsa nga ora 19:00 deri në orën 21:00, do të vazhdojë programi muzikor me DJ Edmir. mb/

Foto: Komuna e Çairit

Остани поврзан