Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person
- Nëpunës policorë mbrëmë privuan nga liria një person nga Marinë e Shkupit, pasi tek ai kanë gjetur marihuanë dhe peshore digjitale.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Nëpunës policorë mbrëmë privuan nga liria një person nga Marinë e Shkupit, pasi tek ai kanë gjetur marihuanë dhe peshore digjitale.
"Mbrëmë në orën 21:10 nëpunës policor nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria D.R. (30) nga fsh. Marinë, rrethina e Shkupit. Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e D.R., me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale", njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës. sa/
Foto. MPB