Bastisje në Gostivar, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona
- Nëpunës policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminalistike- Gostivar e kanë privuar nga liria E.I. (37) nga Gostivari. MPB informon se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në objektet ndihmëse të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, një peshore digjitale dhe 68.500 denarë.
Gostivar, 7 maj 2026 (MIA)- Nëpunës policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminalistike- Gostivar e kanë privuar nga liria E.I. (37) nga Gostivari. MPB informon se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në objektet ndihmëse të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, një peshore digjitale dhe 68.500 denarë.
Më pas, në orën 21:40, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria edhe Xh.M. (38) nga fsh. Zdunjë, rrethina e Gostivarit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit penal.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.