• петок, 22 мај 2026

Banka Popullore: Në prill rritje vjetore prej 9,3 për qind të depozitave të përgjithshëm dhe nga 13,3 për qind të mbështetjes së përgjithshme kreditore

Banka Popullore: Në prill rritje vjetore prej 9,3 për qind të depozitave të përgjithshëm dhe nga 13,3 për qind të mbështetjes së përgjithshme kreditore

Shkup, 21 maj 2026 (MIA) - Në prill është regjistruar rritje prej 9,3 përqindëve të depozitave të përgjihshëm dhe nga 13,3 për qind të mbështetjes së përgjithshme kreditore.

"Analizuar në nivel vjetor, depozitat e përgjithshme shënoujnë rritje prej 9.3 për qind, për shkak të depozitave më të larta në dy sektorë, me kontribut më të madh të depozitave në sektorin "amvisëri", theksohet në kumtesën e Bankës Popullore. 

Në nivel vjetor, kreditë e përgjithshme, vërejnë rritje prej 13.3 për qind, si rezultat i kreditimit të rritur në dy sektorë, me kontribut më të madh të kredive të sektorin korpotativ.

Zhvillimet monetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut: prill 2026

‒ Në prill 2026, oferta monetare (agregati monetar M31.2) shënoi një rënie mujore prej 1.3%, e cila ishte kryesisht për shkak të uljes së depozitave afatshkurtra, në një masë më të vogël edhe për shkak të depozitave afatgjata deri në dy vjet, në kushtet e rritjes së parasë në qarkullim dhe depozitave pa afat. Rritja vjetore është 9.4% dhe rrjedh kryesisht nga rritja e depozitave pa afat dhe depozitave afatshkurtra, ndërsa paraja në qarkullim dhe depozitat afatgjata deri në dy vjet gjithashtu kanë një ndikim pozitiv.

‒ Depozitat e përgjithshme 3, në prill, janë ulur për 1.4% në bazë mujore, tërësisht si rezultat i rënies së depozitave të sektorit të korporatave, ndërsa depozitat e sektorit të familjeve u rritën. Analizuar në bazë vjetore, totali i depozitave shënoi një rritje prej 9.3%, për shkak të rritjes së depozitave në të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga sektori "familje".

- Në prill, kreidtë e përgjithshme kanë vërejtur rritje mujore dhe vjetore prej 1,0% dhe përkatësisht 13.3%. Ndryshimi mujor dhe vjetor është rezultat i rritjes së kreditimit në dy sektorë, me kontribute më të madh drejt rritjes së kredive në sektorin korporativ.

  1. Depozita dhe kredi në sektorin korpotativ

‒ depozitat në sektorin korporativ, në prill janë më të ulëta për 9,1 % në bazë mujore, në pjesën më të madhe për shkak të uljes së depozitave afatshkurte në valutën e huaj dhe paratë depozituese, gjatë rënies së dpeozitave afatgjate, ndërsa depozitat afatshkurte në denbarë kanë shënuar rritje. Rritja vjetore e depozitave në sektorin korporativ arrin 6,0% dhe del nga rritja e parave depozituese, depozitave afatshkurte në valuta të huaja dhe depozitave afatgjate në dnearë, ndërsa depozitat afatshkurte në denarë dhe depozitat afatgjate në valutë të huaj janë zvogëluar.

‒ Këtë muaj, kreditë në sektorin korporativ5 kanë vërejtur rritje mujore prej 1,0%, e cila në pjesën më të madhe është rezulat i kredive të rritura në denarë, gjatë rritjes shtesë dhe të kredive në valutë të huaj. Krhasuar me bazën vjetore prej 15,5% në tërësi ka të bëjë me kreditimin e rritur në denarë, në kushte të rënies së kredivfe në valuta të huaja.

2. Depozita dhe kredi për familjeve

‒ Depozitat e familjeve, në prill shënuan një ndryshim mujor në rritje prej 1.6%. Ndryshimi rezultoi kryesisht nga rritja e depozitave pa afat, si dhe rritja e depozitave afatshkurtra në valutë të huaj, depozitave afatgjata dhe afatshkurtra në denarë, ndërsa depozitat afatgjata në valutë të huaj shënuan një rënie. Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, depozitat e familjeve janë më të larta për 10.5%, kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave pa afat, depozitave afatgjata në denarë dhe depozitave afatshkurtra në valutë të huaj. ‒ Në prill, kreditë e familjeve shënuan një rritje mujore dhe vjetore prej 1.0% dhe 11.9%, përkatësisht, të ndikuara nga rritja e kreditimit në denarë dhe valutë të huaj, me një kontribut më të theksuar të kredive në denarë.

‒ Krahasuar dedikimit të kredive të miratuara në persona fizikë, kategoritë më të përfaqësuara - konsumatore dhe për banim, në prill shënojnë rritje mujore prej 1,2 % dhe 1,3%, përkatësshist, në rast të rritjes vjetor prej 11,2% dhe 16,2%. Këtë muaj, kreditë për vetura janë rritur për 1.1% dhe 4.9% në baza mujore dhe vjetore, përkatësisht, ndërsa kreditë e dhëna me karta krediti shënuan një rënie mujore dhe vjetore prej 0.5% dhe 4.6%, përkatësisht. Bilancet negative në llogaritë rrjedhëse shënuan një rënie mujore prej 6.3% në prill, në kushte të rritjes vjetore prej 3.7%. Në prill, kreditë e dhëna mbi baza të tjera u ulën për  1.4% dhe 11.2% në baza mujore dhe vjetore", qëndron në kumtesën e Bankës Popullore. mb/

Foto: BPRMV, tabela

Остани поврзан