• сабота, 14 март 2026

Bagej: Shtetet evropiane i ndihmuan SHBA-së dhe Izraelit që ta sulmojnë Iranin

Bagej: Shtetet evropiane i ndihmuan SHBA-së dhe Izraelit që ta sulmojnë Iranin

Teheran, 9 mars 2026 (MIA) – Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagej sot i akuzoi shtetet evropiane se kanë kontribuuar për krijimin e kushteve të favorshme për sulmet amerikane – izraelite që shkaktuan luftën me Republikën Islamike. 

“Për fat të keq, vendet evropiane ndihmuan në krijimin e kushteve të tilla. Në vend që të këmbëngulnin në sundimin e ligjit, në vend që të kundërshtonin frikësimin dhe teprimet e SHBA-së, ato u deklaruan dhe u pajtuan me to para Këshillit të Sigurisë së KB-së gjatë diskutimit mbi rivendosjen e sanksioneve, dhe e gjithë kjo së bashku i inkurajoi palët amerikane dhe sioniste të vazhdonin të kryenin krimet e tyre”, theksoi Bagej. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан