Azeski në Zagreb në konferencën për zhvillim teknologjik, digjitalizim dhe inteligjencë artificiale
- Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski sot në Zagreb do të mbajë fjalim në hapjen e konferencës ndërkombëtare "Shoqëri dhe teknologji-2026", ngjarje në të cilën Oda është një nga bashkëorganizatorët së bashku me Odën Ekonomike të Kroacisë, Odat e Industrisë dhe Tregtisë dhe të zejtarisë dhe bizneseve të vogla të Sllovenisë, Odat Rajonale të Primorskës, Sllovenisë dhe Shtaerskës nga Austria, si dhe Universiteti Alma Mater Europea nga Maribori.
Shkup, 21 maj 2026 (MIA) - Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski sot në Zagreb do të mbajë fjalim në hapjen e konferencës ndërkombëtare "Shoqëri dhe teknologji-2026", ngjarje në të cilën Oda është një nga bashkëorganizatorët së bashku me Odën Ekonomike të Kroacisë, Odat e Industrisë dhe Tregtisë dhe të zejtarisë dhe bizneseve të vogla të Sllovenisë, Odat Rajonale të Primorskës, Sllovenisë dhe Shtaerskës nga Austria, si dhe Universiteti Alma Mater Europea nga Maribori.
Në hapje është paralajmëruar fjalimi i kryeministrit të Kroacisë Andrej Plenkoviq.
Qëllimi është që përmes debateve dhe diskutimit të gjenden mënyra se si të lidhet dituria dhe praktika shoqërore, për të inkurajuar bashkëpunimin plotësues dhe ndërdisiplinor midis institucioneve shkencore dhe ekonomike.
Konferenca mbahet gjatë një periudhe procesesh jashtëzakonisht intensive të migrimit global, gjë që i jep të gjithë ngjarjes rëndësi shtesë shkencore dhe shoqërore. Përmes diskutimeve nga ekspertët, rigorozitetit shkencor dhe debatit të arsyetuar, pjesëmarrësit do të kontribuojnë në hapjen e njohurive të reja mbi zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive bashkëkohore në kontekstin e lëvizshmërisë globale si një sfidë, por edhe si një mundësi.
Në konferencën në Zagreb, folës do të jetë edhe Marjan Bojaxhiev, njëri nga nënkryetarët e Odës Ekonomike. sa/
Foto: Oda Ekonomike