• петок, 20 февруари 2026

Azeski: Dialogu është çelësi për zgjidhje për pagën minimale, jo protestat

Azeski: Dialogu është çelësi  për zgjidhje për pagën minimale, jo protestat

 Shtip, 16 shkurt 2026 (MIA) - Dialogu është çelësi për zgjidhjen e problemit me pagën minimale, porositi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, i cili sot ishte për vizitë në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip, ku do të hapet Qenda për Investime.

 I pyetur për kërkesat për rritjen e pagës minimale dhe protestat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Azeski tha se me protesta nuk do të gjindet zgjidhje për rritjen e pagave të punëtorëve dhe për këtë arsye janë të nevojshëm dialogu dhe biseda. Ndërkohë, në mars, duhet të bisedohet për harmonizimin e pagave minimale në shtet.

 "E kam përsëritur qindra herë, dialog, dialog dhe dialog, protesta nuk është shprehje e asnjë mendimi. Kjo vetëm sa mund ta ndërlikojë. Çfarë mund të them tani, të bëj një deklaratë se kishte 21 përfaqësues të Sindikatës para Odës dhe pastaj menjëherë do të grindemi. Ashtu është. Sepse do të mendojë se po fyen diçka. Le të ulemi dhe të shohim, nuk ka nevojë ta ngarkojmë publikun. Ajo çështje rregullohet me ligj dhe në mars do bisedohet për harmonizimin dhe rregullimin. Tani, në vend që të negociojmë në institucione, ne jemi ulur në rrugë. Nuk po them se në Maqedoni rrjedh qumësht e mjaltë, i di të gjitha problemet, të gjitha mangësitë që ekzistojnë", thotë Azeski.

 Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Azeski, është i mendimit se është e nevojshme të bisedohet për të gjetur një zgjidhje që do t'u përshtatet të dyja palëve të interesuara, si punëtorëve ashtu edhe punëdhënësve.

"Ne jemi po aq të interesuar si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit, nuk ka kompani pa punëtorë dhe pa punëdhënës. Roli ynë është të jemi një urë, të gjithë duam paga më të larta, pyetja është nëse ka, nëse është e mundur", thotë Azeski. 

 Sipas tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje për pagën minimale në kuadër të negociatave trepalëshe në Këshillin Ekonomik dhe Social, është e nevojshme të ulemi përsëri në një tryezë të përbashkët dhe të vazhdohet me bisedimet.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан