• петок, 06 март 2026

Azebajxhani i tërheq diplomatët nga Irani pas sulmit ndaj enklavës Nahiçevan

Azebajxhani i tërheq diplomatët nga Irani pas sulmit ndaj enklavës Nahiçevan

Baku, 6 mars 2026 (MIA) - Azerbajxhani i tërheq diplomatët e vet nga Irani për shkak të sigurisë, deklaroi sot ministri azerbajxhanas i Punëve të Jashtme, Xhejhun Bajramov. Vendimi vijon një ditë pas kumtesës së lëshuar nga Baku se katër dronë iranianë e kanë kaluar kufirin dhe me këtë rast janë lënduar katër persona në enklavën Nahiçevan.

Bajramov konfirmoi se Azerbajxhani ka filluar me evakuimin e të punësuarve nga Ambasada në Teheran dhe nga Konsulli i përgjithshëm në Tabriz.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev dje e akuzoi Iranin për sulm të drejtpërdrejtë me dronë ndaj territorit Nahiçevan, republikë autonome në përbërje të Azerbajxhanit. Ai tha se forcat e armatosura të vendit janë në gjendje gatishmërie pas këtij incidenti.

Sipas burimeve të afërta me Qeverinë e Azerbajxhanit, raketa dhe dronë të lansuar nga Irani dje në mëngjes kanë rënë në territorin e aeroportit ndërkombëtar në Nahiçevan, duke shkaktuar zjarr. Aeroporti gjendet në vetëm dhjetë kilometra nga kufiri me Iranin. bsh/

Остани поврзан