• понеделник, 20 април 2026

AUV me kontrolle të shtuara para festës së Pashkëve

AUV me kontrolle të shtuara para festës së Pashkëve

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Përpara festave të Pashkëve dhe rritjes tradicionale të kërkesës për vezë dhe ngjyra për vezë, mish dhe produkte të tjera ushqimore, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) po kryen kontrolle të shtuar tek operatorët e ushqimit në të gjithë vendin. Kontrollet, siç njoftojnë, janë të fokusuar në të gjitha segmentet e zinxhirit ushqimor – prodhim, përpunim, distribuim dhe shitje – me qëllim parandalimin e qarkullimit të produkteve të pasigurta dhe luftimin e tregtisë së paligjshme.

Me mbikëqyrje të shtuar përfshihen marketet, objektet e ushqimit dhe shërbimit të ushqimit, dyqanet e specializuara për vezë, prodhuesit dhe tregtarët e ngjyrave për vezë dhe importuesit e tyre, si edhe mishtoret dhe tregjet e gjelbërta.

"Inspektorët e ushqimit dhe veterinarët zyrtarë të AUV-s kontrollojnë në terren në detaje nëse operatorët i përmbushin të gjitha kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për sigurinë e ushqimit. Sa i përket vezëve dhe ngjyrave për vezë, përveç kushteve për ruajtje dhe magazinimin dhe etiketimin, do të vihet theksi edhe tek kontrollet gjatë importit, ku çdo dërgesë importi do t’i nënshtrohet kontrollit fizik në vendin e shkarkimit. Me këto aktivitete, AUV vepron në mënyrë preventive dhe siguron që qytetarët të kenë qasje të sigurt në produkte të sigurta dhe cilësore për tryezën festive. Si një institucion përgjegjës, ne bëjmë apel tek qytetarët të jenë konsumatorë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe ushqimin ta blejnë vetëm nga operatorë të miratuar dhe të regjistruar, të cilët janë nën kontrollin e Agjencisë", thuhet në njoftim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан