• сабота, 16 мај 2026

Autoritetet turke konfiskuan ar dhe valutë të kontrabanduar me vlerë mbi 11 milionë euro pranë kufirit turko-sirian

Autoritetet turke konfiskuan ar dhe valutë të kontrabanduar me vlerë mbi 11 milionë euro pranë kufirit turko-sirian

Ankara, 24 prill 2026 (MIA) - Autoritetet turke konfiskuan ar dhe valutë të kontrabanduar me vlerë mbi 590 milionë lira turke (11.2 milionë euro) në një operacion të specializuar në zonën e qytetit kufitar turko-sirian Xhizre (provinca Shirnak), njoftoi TRT Haber, duke iu referuar një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Turqisë.

Në njoftim thuhet se, si pjesë e operacionit kundër kontrabandës të zhvilluar dje në rajonin e Xhizres, njësitë policore kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet të dyshimtë.

"Gjatë operacionit, janë sekuestruar 30 pllaka ari prej nga një kilogram secila, 85 gramë ar të ndarë në 66 pjesë, 90.600 dollarë dhe 7.470 euro", thuhet në njoftimin e Drejtorisë, në të cilën gjithashtu theksohet se është ngritur procedurë gjyqësore ndaj tre të dyshuarve në këtë rast. qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан