Aun: Dora që e prishë rendin civil do të pritet
- Presidenti libanez, Xhozef Aun sot deklaroi se "dora që e prishë paqen civile do të pritet", dujke cekur se forcat e sigurisë po ndërmarrin masa vendimtare, përfshirë edhe arrestime dhe konfiskim të armëve.
Bejrut, 30 mars 2026 (MIA) - Presidenti libanez, Xhozef Aun sot deklaroi se "dora që e prishë paqen civile do të pritet", dujke cekur se forcat e sigurisë po ndërmarrin masa vendimtare, përfshirë edhe arrestime dhe konfiskim të armëve.
Aun tha se "askush në Liban nuk dëshiron luftë civile dhe se askush që tenton ta sjfrytëzojë situatën nuk do të ketë sukses", transmeton agjencia shtetërore libaneze NNA.
Aun, gjithashtu, tregoi për situatën e përkeqësuar në jug të vendit, duke e përshkruar si tragjike për shkak të shkeljeve serioze të të drejtave që i kryen Izraeli, duke cekur se në rrjedhë janë përpjekjet ndërkombëtare për nxitje të negociatave me palën izraelite. ab/
Foto: ЕPА