• понеделник, 20 април 2026

AS: Qëllimi i Klopit nuk është Reali por Gjermania

AS: Qëllimi i Klopit nuk është Reali por Gjermania

Madrid, 19 prill 2026 (MIA) - E ardhmja e 58-vjeçarit Jirgen Klop nuk është e lidhur me vendin e trajnerit në Real Madrid, por qëllimi i tij afatgjatë është të ulet në bankinën e Gjermanisë, kumtoi sot gazeta "AS".

Sipas gazetës spanjolle, Klop ndihet rehat dhe me fat në pozitën e tij të tanishme si drejtor sportiv i "Red Bull Grup" dhe nuk planifikon së shpejti të kthehet në punën e trajnerit.

Klop angazhimin e tij të fundit si trajner e pati në Liverpull, duke e kryesuar ekipin anglez prej vitit 2015 deri në vitin 2024.

Reali në janar e emëroi Alvaro Arbeloa për trajner të ri, por sipas mediumeve spanjolli do ta braktisë klubin në verë.

Sipas shtypit portugez, Zhoze Murinjo është mes kandidatëve për bankinën e klubit mbretëror. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан