Arteta: Së bashku shkruam historinë
- Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, iu drejtua ekipit pas barauimit 1:1 të Mançester Sitit me Bornmuth në xhiron e 37-të nga Premier Liga angleze. Pas kësaj rezultati Arsenali e siguroi titullin e kampionit.
Londër, 20 maj 2026 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, iu drejtua ekipit pas barauimit 1:1 të Mançester Sitit me Bornmuth në xhiron e 37-të nga Premier Liga angleze. Pas kësaj rezultati Arsenali e siguroi titullin e kampionit.
"Sërish shkruam historinë, së bashku. Nuk do të mund të isha më i lumtur dhe më krenar të të gjithë personave të ndërlidhur me këtë klub futbollit. Le ta gëzojmë momentin", deklaroi Arteta për sajtin e klubit Arsenal.
Pasi që Mançester Sitit nuk arriti ta fitojë Bornmuthin (1-1) të martën, 19 maj "Topçinjtë" u bënë të paarritshëm. Me një ndeshje deri në fund, Arsenali ka 82 pika, ndërsa i rendituri i dytë Siti ka 78.
Arsenali e fitoi Premier ligën angleze për të 14-n herë në historinë e saj. Londinezët e fituan titullin për herë të parë nga sezoni 2003/04, kur të drejtuar nga Arsen Venger mbeten të pamposhtur në Premir Ligë. mb/
Foto: EPA