• петок, 22 мај 2026

Arsenali kampion i Anglisë pas 22 vitesh

Arsenali kampion i Anglisë pas 22 vitesh

Londër, 19 maj 2026 (MIA) – Arsenali është kampioni i ri i Anglisë. Para raundit të fundit në sezonin 2025/26, “Topçinjtë” kanë siguruar titullin e kampionit.

Mançester Siti në ndeshjen e sontme, si e dyta në tabelë, ka luajtur baras 1-1 kundër Burnemuthit, duke i dhënë fund shanseve të tyre edhe matematikisht për të arritur liderin.

Sulmuesi i ekipit vendas, Eli Zhunior Krupi shënoi në minutën e 39-të, ndërsa Siti barazoi me anë të Erling Halandit në minutën e 90 +5.

Në prag të raundit të fundit të 38-të, Arsenali qëndron në krye të tabelës së Premier ligës me 82 pikë, ndërsa Mançester Siti i dyti me 78 pikë.

Arsenali fiton kampionatin anglez për herë të 14-të në historinë e saj. Skuadra fiton Premier ligën për herë të parë që nga sezoni 2003/04, kur “Topçinjtë” e Arsen Vengerit mbetën të pamposhtur në Premier ligë.

Foto: EPA

Остани поврзан