Arrestohet personi, i cili e dëmtoi xhamin e derës hyrëse në Ambasadën bullgare
- Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është arrestuar personi, i cili e ka thyer xhamin në derën hyrëse të Ambasadës bullgare në Shkup. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin SH.A nga Shkupi.
Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është arrestuar personi, i cili e ka thyer xhamin në derën hyrëse të Ambasadës bullgare në Shkup. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin SH.A nga Shkupi.
"Sot (12.01.2026) në ora 12:40 në rr. "Cirili djhe Metodi" në Shkup, nëpunës policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria SH.A. (54) nga Shkupi, pasi që dje (11:01.2026) e dëmtoi xhamin e derës hyrëse në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shkup. Menjëherë pas denoncimit të marrë, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e autorit dhe ndriçimin e rastit dhe SH.A. është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate", informoi MPB.
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski sot deklaroi se bëhet fjalë për rast të izoluar dhe se institucionet kompetente në mënyrë eksprese punojnë në ndriçimin e tërë rastit. bsh/
Foto: MIA arkiv