Arrestohet një person 25-vjeçar nga fshati Mallotinë, i dyshuar për vrasje të një gruaje në fshatin Çellopek, komuna Nagoriçan i Vjetër
- Nëpunës policorë nga Njësia policore Nagoriçan i Vjetër, në fshatin Dragomancë, komuna Nagoriçan i Vjetër, dje rreth orës 19:30, arrestuan T.B. (25) nga fshati Mallotinë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Komanovë, 14 shkurt 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga Njësia policore Nagoriçan i Vjetër, në fshatin Dragomancë, komuna Nagoriçan i Vjetër, dje rreth orës 19:30, arrestuan T.B. (25) nga fshati Mallotinë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Siç njofton MPB-ja, ai dyshohet se më 12.02.2026, ka sulmuar fizikisht dhe e ka mbytur me jastëk në shtëpinë e saj, M.S. (78) nga fshati Çellopek, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, pas çka ajo ndërroi jetë në vendngjarje.
Po ashtu, ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale “vjedhje e rëndë” në disa fshatra të komunës së Nagoriçanit të Vjetër.
Me këtë rast, është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MIA