Armata shënoi Ditën e Bazës Logjistike - 20 Maj
- Në kazermën "Ilinden" në Shkup sot me ceremoni ushtarake u shënua Dita e Bazës Logjistike (LB), një njësi që përfaqëson shtyllën kurrizore të mbështetjes logjistike në Armatë.
Shkup, 20 maj 2026 (MIA) - Në kazermën "Ilinden" në Shkup sot me ceremoni ushtarake u shënua Dita e Bazës Logjistike (LB), një njësi që përfaqëson shtyllën kurrizore të mbështetjes logjistike në Armatë.
Siç kumtuan nga ARM-ja, në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, zëvendësministri i Mbrojtjes Admir Shabani, zëvendësshefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajor Azim Nuredin, komandantë, gjeneralë, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Shtatamdhoria, kori ushtarako-diplomatik, MPB-ja, vetëqeverisja lokale, si dhe gjeneralë në pension dhe pjesëtarë të njësisë.
Ministri Misajllovski në fjalimin e tij me rastin e përkujtimit, theksoi rolin e Bazës Logjistike si "një pjesë e rëndësishme e sistemit dhe një element thelbësor për funksionalitetin e Armatës".
"Logjistika ka qenë gjithmonë një shtyllë e suksesit të të gjitha njësive ushtarake. Fakti që ju koordinoni mbështetjen për forcat aleate që kalojnë tranzit në vendin tonë dhe që ju ofroni mbështetje logjistike për zbatimin e ushtrimeve më të mëdha që shënuan këtë periudhë, përfshirë stërvitjen "Shkëlqimi 26", për të cilën jemi jashtëzakonisht krenarë, tregon vendin tuaj thelbësor në sistemin e mbrojtjes", tha ai.
Potencoi dhe besimin që qytetarët kanë në Armatë falë mbështetjes nga Baza Logjistike.

"Mbështetja juaj në përballimin e fatkeqësive të mëdha natyrore dhe situatave të krizës, mbështetja juaj në zbatimin e aktiviteteve të organizatave dhe shoqatave të ndryshme, i mundëson Armatës të jetë me qytetarët e saj dhe të shërbejë si një shtyllë mbi të cilën ata mund të mbështeten në të gjitha llojet e situatave", shtoi ai.
Gjenerali Nuredini theksoi se Baza Logjistike është një segment kyç në sistemin mbështetës të Armatës, duke theksuar se pa logjistikë efikase dhe në kohë, nuk ka zbatim të suksesshëm të asnjë detyre, ushtrimi apo operacioni.
"Përkushtimi, profesionalizmi dhe aftësia për të ofruar mbështetje të shpejtë dhe efikase janë hallka thelbësore në ruajtjen e gatishmërisë operacionale të Armatës. Është nëpërmjet punës suaj që konfirmohet se logjistika nuk është vetëm mbështetje, por edhe një nga parakushtet kryesore për një Armatë funksionale, të përgatitur dhe moderne", theksoi gjenerali Nuredini.
Ai i vlerësoi pjesëtarët e njësisë për angazhimin e tyre në zbatimin e aktiviteteve të përditshme, stërvitjeve ndërkombëtare, si dhe për mbështetjen e tyre në përballimin e pasojave të krizave dhe emergjencave.
Komandanti i Bazës së Logjistikës, nënkolonel Muharem Muharremi, theksoi në fjalimin e tij se “Logjistika nuk është vetëm mbështetje, është gjaku i jetës së çdo organizate ushtarake - një forcë e padukshme që mundëson lëvizjen, furnizimin, mirëmbajtjen dhe funksionalitetin në çdo moment dhe në çdo situatë, duke theksuar se “fuqia nuk qëndron te individët, por te puna në grup dhe kapacitetet kolektive, dhe kjo është pikërisht forca e Bazës së Logjistikës”.
Në kuadër të ceremonisë, pjesëtarëve të njësisë iu ndanë mirënjohje dhe çmime.
Baza logjistike shënon 20 majin në kujtim të Kryengritjes së Razllovcit të vitit 1876, kur filluan përgatitjet e para logjistike të organizuara në lidhje me kryengritjen.
Misioni kryesor i Bazës Logjistike është planifikimi, organizimi, koordinimi dhe zbatimi i mbështetjes logjistike për komandat dhe njësitë e Armatës. rq/
Foto: ARM