Armata pakistaneze: Njëmbëdhjetë ushtarë dhe 12 terroristë u vranë në afërsi të kufirit afgan
- Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi të kufirit me Afganistanin, në kushte të rritjes së dhunës.
Islamabad, 17 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi të kufirit me Afganistanin, në kushte të rritjes së dhunës.
Ushtarët u vranë në një sulm në qarkun Baxhaur të Hajber Pahtunhva, ku terroristët e lëvizjes talebane pakistaneze sulmuan një pikë kontrolli sigurie me një automjet të mbushur me eksploziv.
Shpërthimi dëmtoi ndërtesa banimi në zonë, duke vrarë një vajzë. Shtatë persona të tjerë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, u lënduan, kumtoi armata.
Theksohet se sulmi u pengua nga ushtarët dhe se të paktën 12 terroristë u vranë.
Të paktën pesë persona, duke përfshirë tre policë dhe dy terroristë, u vranë dje në incidente të ndara në zonë.
Foto: arkivi i MIA-s