• недела, 22 март 2026

Armata izraelite njoftoi se është i mundur pushtimi i Libanit: Të gjitha opsionet janë në tryezë

Armata izraelite njoftoi se është i  mundur pushtimi i Libanit: Të gjitha opsionet janë në tryezë

Tel Aviv, 2 mars 2026 (MIA) - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, sot, i pyetur në konferencë për shtyp nëse IDF-ja planifikon pushtimin e Libanit, deklaroi se të gjitha opsionet janë në tryezë.

Ai shtoi se Hezbollahu ka bërë gabim të madh me vendimin për ta sulmuar Izraelin, shkruan gazeta britanike "Gardian".

IDF (Forcat mbrojtëse izraelite) do të reagojnë shumë shpejtë dhe ata (Hezbollahu) do të paguajnë çmim të lartë. Hezbollahu ka hapur zjarr mbi ne mbrëmë. Ata saktë e dinin se çka bëjnë", tha zëdhënësi.

Izraeli në mëngjes filloi sulme ajrore ndaj militantëve të Hezbollahut në Liban, pasi grupi i përkrahur nga Irani ka gjuajtur raketa në Izrael, duke e zgjeruar fushatën e Izraelit kundër Iranit.

Sipas Forcave mbrojtëse izraelite, janë qëlluar objekte për deponimin e armëve dhe infrastruktura shtesë në disa pjesë të Libanit, raporton Bi-Si-Si.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 31 persona u vranë dhe 149 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Liban.

Rreth dy të tretat e të vrarëve ishin në jug të Libanit. bsh/

Foto: Iks

Остани поврзан