Armata izraelite me paralajmërim deri te libanezët të mos kthehen në pjesët jugore të vendit
- Armata izraelite sot paralajmëroi libanezët të mos kthehen në dhjetëra fshatra në pjesën jugore të vendit, ndërsa Hezbollahu vazhdon të shkelë një marrëveshje armëpushimi.
Jerusalem, 20 prill 2026 (MIA) - Armata izraelite sot paralajmëroi libanezët të mos kthehen në dhjetëra fshatra në pjesën jugore të vendit, ndërsa Hezbollahu vazhdon të shkelë një marrëveshje armëpushimi.
Më 17 prill, hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, ndërsa mijëra njerëz të zhvendosur filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
"Hezbollahu vazhdon aktivitetet e tij terroriste gjatë armëpushimit, duke shkelur marrëveshjen. Prandaj, forcat izraelite mbeten të vendosura në zonën mbrojtëse", publikoi në gjuhën rabe në Iks zëdhënësi i armatës izraelite, kolonel Avihai Adraeh.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, dje deklaroi se armata është urdhëruar të përdorë "të gjitha forcat e saj" kundër çdo kërcënimi në Liban, përfshirë edhe gjatë armëpushimit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s