• сабота, 14 март 2026

Armata iraniane pretendon se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite dhe selinë e Shin Bet

Armata iraniane pretendon se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite dhe selinë e Shin Bet

Teheran, 12 mars 2026 (MIA) - Armata e Iranit njoftoi se ka sulmuar bazat ushtareke izraelit dhe selinë e shërbimit kundërzbulues Shin Bet.

"Bazat ajrore në Palmahim dhe Ovda, që i përkasin regjimit sionist, si dhe selia e Shin Bet, u sulmuan nga dronët e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit", thuhet në njoftimin e ushtrisë iraniane të transmetuar në televizionin shtetëror.

Në Jerusalem këtë mëngjes janë dëgjuar shpërthime, ndërsa forcat e armatosura izraelite raportuan se janë nisur raketa iraniane drejt Izraelit, gjë që shkaktoi aktivizimin e sirenave të alarmit.

Shumica e raketave të nisura drejt Izraelit si përgjigje ndaj ofensivës izraelito-amerikane kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt, janë kapur nga mbrojtja ajrore, por mbetjet që bien në tokë po lëndojnë njerëz dhe shkaktojnë dëme materiale çdo ditë. Që nga fillimi i luftës, në Izrael kanë vdekur 12 persona. qa/

Foto: DPA

Остани поврзан