• сабота, 21 февруари 2026

Armata amerikane e përfundoi misioni për zhvendosjen e luftëtarëve të SHI-së nga Siria në Irak

Armata amerikane e përfundoi misioni për zhvendosjen e luftëtarëve të SHI-së nga Siria në Irak

Uashington, 13 shkurt 2026 (MIA) - Forcat amerikane kanë përfunduar misionin e tyre për të transferuar anëtarët e burgosur të Shtetit Islamik nga Siria në Irak, kumtoi sot Komanda qendrore e SHBA-së (CENTKOM).

"Misioni 23-ditor i transferimit filloi më 21 janar dhe rezultoi në transferimin e suksesshëm të më shumë se 5.700 luftëtarëve të rritur të SHI nga qendrat e paraburgimit në Siri në paraburgimin irakian", theksohet në kumtesën e CENTKOM-it

Transferimi i të burgosurve filloi menjëherë pas ofensivës së armatës siriane në verilindje të vendit kundër Forcave demokratike siriane kurde (SDF). SHBA-ja më 29 janar ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi midis armatës siriane dhe SDF-së. 

"Zbatimi me sukses i operacioneve të rregullta dhe të sigurta të transferimit do të ndihmojë në parandalimin e rishfaqjes së SHI në Siri", theksoi komandanti i CENTKOM-it, gjenerali Kevin Lambert. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан