Arijan Ibrahim është kryetari i vjetër - i ri i komunës Qendër Zhupë
- Komuna Qendër Zhupë edhe në katër vitet në vijim do ta kryesojë Arijan Inbrahim, për të cilin ky është mandati i katërt i njëpanjëshëm në krye të komunës.
Dibër, 11 janar 2026 (MIA) - Komuna Qendër Zhupë edhe në katër vitet në vijim do ta kryesojë Arijan Inbrahim, për të cilin ky është mandati i katërt i njëpanjëshëm në krye të komunës.
"Në zgjedhjet e sotme të përsëritura të drejtën e votës e realizuan 1003 qytetarë nga gjithsej 7652 të regjistruarve. Prej tyre 973 votuan për Arijan Ibrahimin, përderisa 30 janë fletëvotime të pavlefshme. Dita zgjedhore kaloi pa probleme", tha Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ-së.
Ibrahim (54) u propozua nga Partia demokratike e turqve ndërsa u mbështet nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE.
Për herë të parë për kryetar komune u zgjodh në zgjedhjet lokale në vitin 2013.
Arsimin fillor e kreu nl Qendër Zhupë, pas çka arismin e vazhdoi në shkollën e mesme të mjekësisë "Nikolla Shtejn" në Tetovë.
Diplomoi në Fakultetin ekonomik pranë universitetit shtetëror në Afion të Turqisë ndërsa magjistroi në Universitetin në Stamboll, dega e së drejtës ndërkombëtare.
Përndryshe, në zgjedhjet e 19 tetorit 2025, Ibrahim, i cili pati dy kundërkandidatë, mori 950 vota, apo tre herë më shumë vota se kundërkandidatët.
Por, për shkak të censusit të pasiguruar prej 33,33 për qind nga trupi i përgjithshëm votues, zgjedhja për kryetar komune u përsërit sot, njejtë siç ishte edhe në zgjedhjet e kaluara në vitin 2021. ab/
Foto: Fejsbuk Arijan Ibrahim