• сабота, 16 мај 2026

Aragçi u largua nga Islamabadi

Aragçi u largua nga Islamabadi

 Teheran, 25 prill 2026 (MIA) - Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve (IRNA) raportoi se ministri i Punëve të Jashtme Abas Aragçi pas takimeve me përfaqësues pakistanezë u largua nga Islamabadi.

 Aragçi në Islamabad u takua me kryeshefin e Armatës Pakistaneze Asim Munir dhe me kryeministrin Shehbaz Sharif.

 Kryeministri pakistanez takimin me Aragçin e përshkroi si "një shkëmbim shumë të ngrohtë dhe të përzemërt pikëpamjesh për situatën momentale rajonale".

 "Biseduam edhe për çështje me interes të ndërsjellë, duke përfshirë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Pakistanit dhe Iranit", postoi Sharif në platformën Iks.

 Foto: Iks

 

Остани поврзан