Aragçi sërish do ta vizitojë Pakistanin
- Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve (IRNA) njoftoi mbrëmë se ministri i Jashtëm Abas Aragçi do të udhëtojë përsëri sot për në Pakistan, pasi përfundoi vizitën e tij në Oman.
Teheran, 26 prill 2026 (MIA) - Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve (IRNA) njoftoi mbrëmë se ministri i Jashtëm Abas Aragçi do të udhëtojë përsëri sot për në Pakistan, pasi përfundoi vizitën e tij në Oman.
"Aragçi do ta vizitojë përsëri Pakistanin përpara se të udhëtojë për në Moskë", njoftoi IRNA.
Një pjesë e delegacionit të Aragçit u kthye dje në Teheran nga Islamabadi për konsultime dhe për të marrë udhëzimet e nevojshme mbi çështjet që lidhen me përfundimin e luftës. Ata sonte do t'i bashkohen Aragçit në Islamabad.
Shefi i diplomacisë iraniane u takua dje në Islamabad me shefin e ushtrisë pakistaneze Asim Munir dhe kryeministrin Shehbaz Sharif.
Në Islamabad duhej të arrijnë përfaqësuesit e presidentit amerikan - Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner. Megjithatë, udhëtimi i tyre u anulua nga Donald Tramp, duke shpjeguar se SHBA "ka të gjitha letrat në dorë" dhe se nuk ka nevojë për fluturime të gjata për të "qëndruar ulur dhe për të mos folur për asgjë".
Pasi anuloi misionin e Vitkof dhe Kushner, Trampi deklaroi se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht vazhdimi i luftës me Iranin, ndërsa Aragçi e përshkroi këtë veprim si jo serioz.
"Nuk është e qartë nëse SHBA e merr vërtet seriozisht diplomacinë", njoftoi Aragçi në platformën Iks. sa/
foto: EPA