• сабота, 16 мај 2026

Aragçi për vizitë në Pakistan

Aragçi për vizitë në Pakistan

Teheran, 24 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Irakut, Abas Aragçi, do të udhëtojë sot për në Pakistan për bisedime për përfundimin e luftës, njoftoi Agjencia Iraniane e Lajmeve (IRNA).

Qëllimi i udhëtimit të Aragçit janë konsultimet dypalëshe mbi zhvillimet aktuale në rajon dhe situatën e fundit me luftën që SHBA-ja dhe Izraeli i kanë imponuar Iranit, thekson IRNA.

Aragçi në Pakistan udhëton me një delegacion të vogël. 

Ministri iranian i Punëve të Jashtme do të vizitojë gjithashtu Omanin dhe Rusinë.

Islamabadi po përpiqet të ringjallë bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund luftës, në të cilën e kanë humbur jetën mijëra njerëz në Lindjen e Mesme dhe e cila ka tronditur ekonominë globale. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан