• сабота, 16 мај 2026

Aragçi: Projekti Liria është projekt qorrsokak

Aragçi: Projekti Liria është projekt qorrsokak

Teheran, 5 maj 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, e paralajmëroi SHBA-në kundër qasjejes ushtarake ndaj krizës me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit.

"Projekti Liria është Projekt Qorrsokak”, shkroi Aragçi mëngjesin e sotëm në X, duke iu referuar iniciativës së presidentit amerikan Donald Tramp për zhbllokimin e rrugës ujore. "Ngjarjet në Ngushticën e Hormuzit tregojnë qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike", shtoi ai.

Irani gjithashtu ka interes të eksportojë naftën e tij përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, mbetet e diskutueshme se cilat anije duhet të lejohen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore dhe kush duhet ta kontrollojë atë, raporton DPA.

"Ndërsa bisedimet po përparojnë falë përpjekjeve të Pakistanit, SHBA duhet të jenë të kujdesshme që të mos tërhiqen përsëri në një moçal nga njerëz keqdashës. E njëjta gjë vlen edhe për EOA-të", paralajmëroi Aragçi.

Trampi të dielën njoftoi fillimin e operacionit të quajtur "Projekti Liria", i cili synon të ndihmojë anijet tregtare të largohen nga Gjiri Persik.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) dje njoftoi se shkatërruesit amerikanë në Gjirin Persik po ndihmojnë në përpjekjet për rivendosjen e lundrimit tregtar dhe se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit. Për këtë pretendim nuk ka konfirmim të pavarur.

Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se ka lëshuar disa raketa drejt anijeve ushtarake amerikane si paralajmërim. Irani gjithashtu konfirmoi një sulm ndaj kapaciteteve të naftës në portin Fuxhaira në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një burim ushtarak i cituar nga mediat shtetërore deklaroi se sulmi fillimisht nuk ishte planifikuar dhe ishte shkaktuar nga ajo që ai e quajti "kalimi i paligjshëm" i anijeve ushtarake amerikane përmes Ngushticës së Hormuzit.

Armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit u arrit më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistan, por tani duket gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Negociatat mes palëve në konflikt deri tani nuk kanë dhënë rezultate.

Rihapja e rrugës ujore, e cila është e rëndësishme për tregtinë globale të naftës, është një nga pengesat në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për zgjidhjen e konfliktit, së bashku me programin bërthamor të Iranit. qa.

Остани поврзан