Aragçi mbërriti në Islamabad për të biseduar për propozimet e ripërtëritjes së negociatave paqësore me SHBA-në
- Ministri iranian i punëve të jashtme Abas Aragçi, mbërriti në kryeqytetin pakistanez Islamabad për të biseduar për propozimet e rifillimit të negociatave paqësore me SHBA-në, në kushte të sinjaleve të kundërshtuara për atë nëse do të takohet me negociatorët amerikan.
Islamabad, 25 prill 2026 (MIA) - Ministri iranian i punëve të jashtme Abas Aragçi, mbërriti në kryeqytetin pakistanez Islamabad për të biseduar për propozimet e rifillimit të negociatave paqësore me SHBA-në, në kushte të sinjaleve të kundërshtuara për atë nëse do të takohet me negociatorët amerikan.
Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit e konfirmoi mbërritjen e delegacionit iranian dhe njoftoi se Aragçi do të takohet me përfaqësues të lartë pakistanez për të biseduar për përpjekjet paqësore.
Burime pakistaneze paraprakisht deklaruan se ekipi amerikan për logjistikë dhe siguri tashmë është në Islamabad për bisedime të mundshme. Në qytet vërehet edhe prania e rritur e policisë pakistaneze dhe armatës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Irani njoftoi në platformën X se përfaqësuesit iranian nuk planifikojnë të takohen me përfaqësuesit amerikan. Brenga e Iranit do t'i përcillet Pakistanit, tha zëdhënësi. Paraprakisht, burimet pakistaneze, gjithashtu, deklaruan se nuk pritet takim i Aragçit me negociatorët amerikan në Islamabad.
Menjëherë pas mbërritjes së tij, Aragçi shkoi në takim me ministrin pakistanez të punëve të jashtme, Ishak Dar, në hotelin "Serena", ku pritej raundi i parë i bisedimeve me SHBA-në.
Aragçi para shkuarjes për në Islamabad deklaroi se do t'i vizitojë Pakistanin, Omanin dhe Rusinë për t'i koordinuar qëndrimet me ta për çështje nga agjenda dypalëshe dhe rajonale.
Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, tha se të dërguarit special Stiv Vitkof dhe Xharef Kushner sot do të udhëtojnë në Pakistan në bisedime me përfaqësuesin iranian. Levit theksoi se SHBA ka shënuar progres nga ana iraniane në ditët e fundit dhe shpresojnë se ai do të vazhdojë gjatë bisedimeve të fundjavës.
Ajo shtoi se nënpresidenti Xh.D. Vens, i cili paraprakisht këtë muaj e ka udhëhequr raundin e parë të bisedave të pasuksesshme me Iranin për armëpushim, është i gatshëm të udhëtojë në Pakistan për t'u bashkuar me bisedimet nëse ato tregohen të suksesshme. sa/
Foto: EPA