Aragçi: Irani nuk do t'i nënshtrohet presionit gjatë negociatave me SHBA-në
- Irani po hyn në negociata për programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me "ide realiste" dhe nuk do t'i nënshtrohet presionit gjatë këtyre bisedimeve, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Iragçi.
Gjenevë, 16 shkurt 2026 (MIA) - Irani po hyn në negociata për programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me "ide realiste" dhe nuk do t'i nënshtrohet presionit gjatë këtyre bisedimeve, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Iragçi.
Ai shkroi në Platformën Iks se është në Gjenevë për një raund të ri negociatash indirekte me SHBA-në me propozime konkrete dhe se Irani dëshiron një marrëveshje të drejtë.
Aragçi paralajmëroi se sot do të takohet me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) Rafael Grosi për një diskutim të detajuar teknik, transmeton Pres TV. ls/
Foto: EPA