• петок, 15 мај 2026

Aragçi: Forcat e armatosura të Iranit janë të gatshme për mbrojtje, Teherani i hapur për diplomaci

Aragçi: Forcat e armatosura të Iranit janë të gatshme për mbrojtje, Teherani i hapur për diplomaci

Teheran, 2 maj 2026 (MIA) – Forcat e armatosura të Iranit janë plotësisht të gatshme “me vendosmëri t’i përgjigjen çdo kërcënimi”, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, duke shtuar se Teherani mbetet i gatshëm për diplomaci nëse SHBA-ja e ndryshon qasjen e saj.

“Irani nuk ka filluar luftë dhe Teherani është i gatshëm ta vazhdojë procesin diplomatik nëse SHBA-ja heq dorë nga kërkesa të tepruara, retorikë kërcënuese dhe veprime provokative. 

Forcat e armatosura iraniane mbeten plotësisht syhapur dhe të gatshme për mbrojtje gjithëpërfshirëse dhe vendimtare të vendit nga çfarëdo lloj kërcënimi ose akti dashakeq”, paralajmëroi ai. 

Në telefonata të ndara me ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Katarit, Arabisë Saudite, Egjiptit, Irakut dhe Azerbajxhanit, Aragçi i prezantoi pikëpamjet e Iranit mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për atë që ai e quajti "agresion" që kërcënon stabilitetin e Gjirit Persik.

Ai vlerësoi se burimet kryesore të pasigurisë në rajon kanë lidhje me aktivitetet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, duke përfshirë edhe tensionet rreth Ngushticës strategjike të Hormuzit. 

Ministri iranian deklaroi se Teherani, edhe krahas “mosbesimit të thellë” drejt Uashingtonit, është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime me ndërmjetësim të palëve të treta, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit dhe të qetësohet situata në rajon. 

Funksionarë nga disa vende të rajonit, me të cilët bisedoi Aragçi, shprehën mbështetje për përpjekjet diplomatike dhe gatishmërisë që të kontribuojnë për qetësimin e tensioneve. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан