• сабота, 21 февруари 2026

Aragçi: Irani nuk do t'i nënshtrohet presionit gjatë negociatave me SHBA-në

Aragçi: Irani nuk do t'i nënshtrohet presionit gjatë negociatave me SHBA-në

Gjenevë, 16 shkurt 2026 (MIA) - Irani po hyn në negociata për programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me "ide realiste" dhe nuk do t'i nënshtrohet presionit gjatë këtyre bisedimeve, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Iragçi.

Ai shkroi në Platformën Iks se është në Gjenevë për një raund të ri negociatash indirekte me SHBA-në me propozime konkrete dhe se Irani dëshiron një marrëveshje të drejtë.

Aragçi paralajmëroi se sot do të takohet me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) Rafael Grosi për një diskutim të detajuar teknik, transmeton Pres TV. ls/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан