• сабота, 16 мај 2026

Anija e katërt malajziane kaloi përmes Ngushticës së Hormuzit

Anija e katërt malajziane kaloi përmes Ngushticës së Hormuzit

Kuala Lumpur, 15 maj 2026 (MIA) - Anija për mbështetje në pronësi të kompanisë malajziane "Uantrois Enerxhi", paraprkaisht e njohur si "Sapura Enerxhi", kaloi përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kjo është anija e katërt e ndërlidhur me Malajzinë që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës SHBA-Iran më 28 shkurt.

"Sapura 1200" është një nga shtatë anijet që qeveria malajziane ka kërkuar leje nga Irani për të kaluar nëpër ngushticën, e cila ka mbetur kryesisht e mbyllur që nga shpërthimi i konfliktit.

Anija kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke lundruar afër bregdetit iranian, pastaj u drejtua për në Oman dhe u ankorua në portin e Muskatit.

Kryeministri malajzian Anuar Ibrahim, pas bisedimeve me zyrtarët iranianë në mars tha se Irani do të lejonte anijet malajziane të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi deklaroi të hënën se të gjitha anijet nga vendet që nuk janë në luftë me Iranin mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ai theksoi se anijet nga "vendet mike" dhe të tjerët duhet të koordinojnë kalimin me forcat ushtarake iraniane. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан