ANEB bëri thirrje në "qëndrueshmëri maksimale" pas informatave për sulme ndaj centralit bërthamor në Busher
- Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) mbrëmë bëri thirrje në "qëndrueshmëri maksimale" pas kumtesës së Iranit për goditje të kryera ndaj elektrocentralit bërthamor në Busher.
Vjenë, 25 mars 2026 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) mbrëmë bëri thirrje në "qëndrueshmëri maksimale" pas kumtesës së Iranit për goditje të kryera ndaj elektrocentralit bërthamor në Busher.
ANEB kumtoi se nga Irani dje kanë marrë informacion se "edhe një projektil i ka goditur objektet" e centralit bërthamor në Busher, pa shkaktuar dëme.
"Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grosi e përsëriti thirrjen e tij për qëndrueshmëri maksimale, që të shmanget çdo lloj rreziku në sigurinë bërthamore gjatë konfliktit", citohet në kumtesën e Agjencisë për publikuar përmes platformës "Iks".
Organizata për energji bërthamore e Iranit paraprakisht kumtoi se elektrocentrali bërthamor në Busher u godit nga një raketë që nuk ka shkaktuar dëme, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se qëndrojnë pas sulmit.
Elektrocentrali bërthamor "Busher" është i vetmi aktiv në Iran, me kapacitet prodhues prej njëmijë megavat dhe përfshin vetëm një pjesë të vogël të nevojave të vendit nga energjia elektrike. sa/
foto: MIA arkivi