• среда, 08 април 2026

Andonovski nga Dialogu Strategjik me SHBA-në: Thellimi i bashkëpunimit në sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën dixhitale

Andonovski nga Dialogu Strategjik me SHBA-në: Thellimi i bashkëpunimit në sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën dixhitale

Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Ministri i Transformimit Dixhital, i cili është pjesë e Delegacionit Qeveritar në Dialogun Strategjik midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, deklaroi se në kuadër të partneritetit, po shqyrtohen mundësitë për mbështetjen e zhvillimit të aftësive të përparuara kibernetike dhe përforcimin e mbrojtjes së sistemeve kryesore shtetërore, përmes trajnimeve, pajisjeve dhe shkëmbimit të ekspertizës. 

"Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një shtyllë të rëndësishme në avancimin e rezistencës dixhitale dhe kibernetike kombëtare dhe mbështetje të fortë për proceset reformuese në këtë fushë", përfundoi Andonovski.

Sipas Andonovskit, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit dypalësh, me një fokus të veçantë në transformimin dixhital dhe sigurinë kibernetike.

Andonovski, siç informuan nga kabineti i tij, në kuadër të dialogut, po e udhëheq sesionin i cili do të trajtojë përforcimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e sigurisë kibernetike, përmes mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve institucionale, vlerësimin dhe përmirësimin e mbrojtjes së infrastrukturës kritike dixhitale, si dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.

Sipas informacioneve nga Dialogu Strategjik, parashikohet një bashkëpunim i thellë ekspert dhe teknik me institucionet përkatëse amerikane, me qëllim përmirësimin e aftësive kombëtare për parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike, si dhe mbështetje në proceset e planifikimit strategjik dhe modernizimit të sistemeve të sigurisë. 

Andonovski potencon se në kuadër të partneritetit, po shqyrtohen mundësitë për mbështetje në zhvillimin e aftësive të përparuara kibernetike dhe përforcimin e mbrojtjes së sistemeve kryesore shtetërore, përmes trajnimit, pajisjeve dhe shkëmbimit të ekspertizës.

"Ky bashkëpunim është në përputhje të plotë me prioritetet strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë së Transformimit Dixhital, duke përfshirë zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2028, si dhe harmonizimin me standardet dhe direktivat evropiane", deklaroi Andonovski pas sesionit.

Ministria e Transformimit Dixhital, thuhet në kumtesë, mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një infrastrukture dixhitale të sigurt, elastike dhe të besueshme, si parakusht për shërbime publike efikase, mbrojtjen e institucioneve dhe përforcimin e besimit të qytetarëve.

Foto: Ministria e Transformimit Dixhital

Остани поврзан