Andonovski: Kemi qasje sistematike për përdorimin e intelegjencës artificiale
- Universiteti "Goce Dellçev" (UGD) - Shtip është nikoqir i një punëtorie tre-ditore projektit "Aleanca evropiane e universiteteve ACE 2 EU", ku janë mbledhur studiues nga të gjithë nëntë universitete anëtare të Aleancës. Në hapjen solemne të sotme morën pjesë ministri për Tranformim Digjital, Stefan Andonovski, rektori i UGD- Shtip, Dejan Mirakovski, dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov.
Shtip, 18 shkurt 2026 (MIA) - Universiteti "Goce Dellçev" (UGD) - Shtip është nikoqir i një punëtorie tre-ditore projektit "Aleanca evropiane e universiteteve ACE 2 EU", ku janë mbledhur studiues nga të gjithë nëntë universitete anëtare të Aleancës. Në hapjen solemne të sotme morën pjesë ministri për Tranformim Digjital, Stefan Andonovski, rektori i UGD- Shtip, Dejan Mirakovski, dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov.
Ministri për Digjitalizim dhe Transformim, Stefan Andonovski theksoi se Qeveria dhe Ministria mbështesin ngjarje të tilla dhe, siç tha, e përshëndesin angazhimin e UGD-së, "i cili përsëri tregon se temat më të reja që paraqiten në Evropë si nga aspekti shkecor ashtu edhe nga aspekti aplikativ mund t'i zbatojë, t'i organizojë dhe të mundësojë zbatimin e tyre në vend".
"Është e rëndësishme të hapen tema si intelegjenca artificiale dhe përdorimi i saj. Ne kemi qasje sistematike për përdorimin e intelegjencës artificiale, nga njëra anë kjo është përgatitja e dokumentit strategjik, të cilat sigurojnë përdorimin e duhur të saj në sektorin publik, dhe nga ana tjetër, ndërtimi i infrastrukturës, që po realizohet përmes mbështetjes së projektit të madh me Bashkimin Evropian për krijimin e ashtuquajturës fabrikë të intelegjencës artificiale në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht lidhja me antenën dhe ndërtimi i një modeli të madh gjuhësor në gjuhën maqedonase, i cili do të mundësojë një përdorim sistematik të inteligjencës artificiale jo vetëm në sektorin publik, por edhe mbështetje për përdorim në sektorin privat. Ngjarje të tilla si kjo sot janë të rëndësishme sepse mbi një bazë shkencore mund të diskutohen projekte konkrete aplikative për përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik dhe të shihet se si ato do të funksiononin në praktikë", deklaroi Andonovski.
Ai theksoi se për të pasur një përdorim real në sektorin publik, nevojiten një kuadër i qartë, të dhëna cilësore dhe infrastrukturë me zbatim konkret, e jo vetëm strategji në letër. Ai vuri re gjithashtu se Ministria për Transformim Digjital po punon në hapa konkrete për futjen sistematike të inteligjencës artificiale në sektorin publik dhe krijimin e bazës për një transformim digjital të përgjegjshëm dhe të zbatueshëm.
"Theksova gjithashtu hapat konkretë që po ndërmarrim, dhe kjo përfshin Strategjinë Kombëtare të IKT-së 2025–2030, përgatitjen e strategjisë kombëtare për inteligjencën artificiale në koordinim me akademinë dhe institucionet, integrimin e sistemit IA në data.gov.mk, si dhe iniciativën për Qendrën e inteligjencës artificiale "Vezilka" për zhvillimin e kapaciteteve të brendshme GPU dhe modeleve në gjuhën maqedonase", deklaroi Stefan Andonovski.
Sangita Ratnaike, kryetare e Aries - inkubator të Aleancës ACE 2 BE, theksoi se qëllimi i punëtorisë tre-ditore është të sjellë ekspertizë lokale, e integruar në kërkime shkencore në universitete nga nëntë vende, ndërsa profesorët dhe ekspertët të krijojnë rrjete, të bashkëpunojnë, më pas të prezantojnë propozime shkencore të përbashkëta dhe të zhvillojnë ide të përbashkëta, të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e nevojave socio-ekonomike dhe shoqërore që ekzistojnë lokalisht në Evropë. qa/
Foto: MIA