Ambasadorja norvegjeze Mona Jul është pezulluar dhe do të japë dorëheqje për shkak të kontakteve me Epstin
- Ambasadorja norvergjeze Mona Jul do të japë dorëheqje për shkak të një "gabimi serioz në vlerësim" kur bëhet fjalë për kontaktin e saj me për abuzuesin seksual të ndjerë Xhefi Epstin, publikoi sot Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme.
Osllo, 9 shkurt 2026 (MIA) - Ambasadorja norvergjeze Mona Jul do të japë dorëheqje për shkak të një "gabimi serioz në vlerësim" kur bëhet fjalë për kontaktin e saj me për abuzuesin seksual të ndjerë Xhefei Epstin, publikoi sot Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme.
Javën e kaluar, ministria e suspendoi Jul nga posti i saj ambasadore në Jordani dhe Irak, në pritje të hetimit të brendshëm për lidhjen e saj me Epstin.
Kontaktet e saj me të janë zbuluar nga dokumentet e publikuara nga autritetet amerikane.
"Kontakti i Jul me të dënuarin për abuzim seksual, Epstin, tregon një gabim serioz në gjykim. Ky rast e bën të vështirë rivendosjen e besimit që kërkon ky pozicion", tha shefi i diplomacisë norvegjeze, Espen Bart Ajde. mb/
Foto: EPA