Ambasadorja e Kinës Ksijaojan për vizitë në Vinicë
- Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Xhijang Ksijaojan, sot e vizitoi Komunën e Vinicës, ku zhvilloi takim me kryetarin e komunës, Mitko Kostadinovski, dhe njëkohësisht vizitoi institucione të arsimit dhe kulturës.
Vinicë, 20 maj 2026 (MIA) – Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Xhijang Ksijaojan, sot e vizitoi Komunën e Vinicës, ku zhvilloi takim me kryetarin e komunës, Mitko Kostadinovski, dhe njëkohësisht vizitoi institucione të arsimit dhe kulturës.
Në takim fillimisht u diskutua për projektet e realizuara të mbështetura nga Kina, të cilat kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në komunë.
Në kuadër të vizitës, ambasadorja qëndroi shkurt edhe në SHFK “Slavço Stojmenski”, ku u prit nga nxënësit, stafi mësimor dhe shërbimi profesional i shkollës.
Në agjendë ishte edhe vizita në Muzeun “Terakota” – Vinicë, ku përmes prezantimit të drejtoreshës Sara Danevska, ambasadorja Ksijaojan pati mundësi të njihet më nga afër me trashëgiminë e pasur kulturore të Vinicës, ikonat unike terrakote dhe rëndësinë e zbulimeve arkeologjike për historinë e Maqedonisë.
Me rastin e 20 Majit – Ditës së zjarrfikësve, ambasadorja vizitoi gjithashtu NJTKZ në Vinicë, duke shprehur mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin e zjarrfikësve në mbrojtjen e qytetarëve dhe jetëve të tyre. ls/
Foto: MIA