• сабота, 21 февруари 2026

Ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri për vizitë në Gostivar

Ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri për vizitë në Gostivar

Gostivar, 6 shkurt 2026 (MIA) – Ambasadori i Republikës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri, sot ishte për vizitë në komunën Gostivar dhe u takua me kryetarin Valbon Limani. 

Në takim ambasadori Palminteri e konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian për Maqedoninë e Veriut dhe ishte potencuar fuqizimi i bashkëpunimit me komunën Gostivar. Ambasadori shfaqi interesim për kontribut në procesin e arsimit dhe përfshirjen e gjuhës italiane në shkollat në vend, si urë e lidhjes mes dy shteteve. 

Palminteri theksoi se roli i mërgimtarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali është i rëndësishëm dhe se ata u bënë pjesë e rëndësishme e shoqërisë italiane dhe japin kontribut të madh në ekonomi, sport dhe kulturë. 

Nikoqiri i takimit, kryetari Valbon Limani shprehu falënderim për vizitën dhe mbështetjen nga Italia. Në bisedë, ai e informoi ambasadorin për ngjarjet aktuale në komunë, funksionimin e administratës pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe për sfidat me të cilat përballet vetëqeverisja lokale. 

Pas takimit të dy vlerësuan se ky është hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fuqizim i marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан