• петок, 28 август 2026

Alonso debutoi me fitore në stolin e Çellsit

Alonso debutoi me fitore në stolin e Çellsit

Londër 25 gusht 2026 (MIA) - Çellsi mbrëmë e ka mposhtur Fulmanin në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit Çabi Alonso.

Ekipi londinez fituan me rezultatin 3:2 si mysafirë, në xhiron e parë të sezonit të ri në Premier Ligë.

Zhoao Pedro (minuta e 1-rë), përforcimi i ri Morgan Roxhers (41) dhe Kol Palmer (49) shënuan nga një gol për mysafirët. Palmer dhe Zhoao Pedro shkëmbyen gjithashtu asiste.

Për nikoqirët shënuan Xhoshua King (minuta e 23-të) dhe ish sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Garsía (54).

Alonso, mori drejtimin e Çellsit këtë verë. Spanjolli më parë ka drejtuar Real Madridin dhe Baer Leverkusen. qa/

Foto: EPA