Aliu: Sipas ekspertëve, do të nevojiten maksimum dy muaj për raportin për ndërhyrje kardiokirurgjikale
- Sipas ekspertëve, do t'u duhen maksimum dy muaj për të përgatitur raportin. Nëse ka nevojë, afati mund të shtyhet, qëllimi është që raporti të jetë i saktë dhe i bazuar në të dhëna, u përgjigj sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, kur u pyet për takimin e djeshëm onlajn me ekspertët e huaj të angazhuar për analizën e ndërhyrjeve kontestuese kardiologjike dhe kardiokirurgjike, deri ku është dinamika e punës dhe kur mund të pritet përfundimi.
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Sipas ekspertëve, do t'u duhen maksimum dy muaj për të përgatitur raportin. Nëse ka nevojë, afati mund të shtyhet, qëllimi është që raporti të jetë i saktë dhe i bazuar në të dhëna, u përgjigj sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, kur u pyet për takimin e djeshëm onlajn me ekspertët e huaj të angazhuar për analizën e ndërhyrjeve kontestuese kardiologjike dhe kardiokirurgjike, deri ku është dinamika e punës dhe kur mund të pritet përfundimi.
"Në një rast të tillë, unë jam kundër që të ketë afate. Ne me afate mund vetëm të dëmtojmë procedurat dhe protokollet. Ky nuk është qëllimi ynë. Qëllimi im është vetëm të marr një raport dhe të dal para publikut dhe jush, të them: "e përfunduam procedurën", tha Aliu.
Takimi i djeshëm onlajn ishte i gjatë së bashku me ekspertët nga vendi ynë dhe tre ekspertë nga jashtë.
"Kemi definuar metodologjinë, definuam se si do të funksionojë ajo ekpertizë e huaj nga tre ekspertë. Gjithashtu, janë pajtuar ekspertët e brendshëm që të mund të komunikojnë dhe të kenë takime sa herë të ketë nevojë ose nëse ekspertët e huaj kanë pyetje. Unë edhe atje, dje, ashtu si edhe sot insistoj që të mos vendoset afat kohor, sepse ai afat kohor do të dëmtojë. Por, ka dalë brenda atij komunikimi, se më pak se dy muaj nuk do të nevojiten. Me siguri, maksimumi dy muaj do t'u duhen për të përgatitur raportin përfundimtar. Ky raport përfundimtar nuk do të jetë vetëm dokument, por do të jetë një udhërrëfyes për ne dhe për mua si ministër, për të ndryshuar nëse është e nevojshme, protokollet për klinikat për këtë shërbim shëndetësor ose nëse është e nevojshme, do të bëjmë reforma në ligje. E gjitha do të varet nga ai komision dhe nga raporti përfundimtar, i cili do të jetë i disponueshëm publikisht edhe në faqen e internetit dhe në konferencën për mediat", shtoi ministri.
Ai u pyet nëse, në rast të keqpërdorimeve, a do të dërgohet raporti në Prokurori dhe nëse dorëheqja e kardiologut intervenues, Sashko Kadev, i cili denoncoi rastet me operacione të panevojshme mjekësore të zemrës, do të dekurajojë opinionin. qa/
Foto dhe video: MIA