• вторник, 30 декември 2025

Aliu: Një nga zgjidhjet për qendër të re klinike është SPQ "8 Shtatori", në kuartalin e parë të vitit 2026 do ta dimë se ku do të investojmë

Aliu: Një nga zgjidhjet për qendër të re klinike është SPQ

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Një nga zgjidhet për qendër të re klinike në Shkup është Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori", për shkak se ka ndërtim të fortë dhe i plotëson të gjitha kushtet që duhet t'i ketë një institucion, infrastruktura lidhet me dy bulevarde dhe gjëja më e rëndësishme është hapësira e lirë e infrastrukturës së re, tha sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu pas takimit me gazetarët.

Ai theksoi se definitivisht nevojitet një qendër e re klinike, sepse kujdesi shëndetësor terciar është kulmi i shërbimeve shëndetësore në çdo shtet.

"Këtu përveç shërbimeve shëndetësore lidhet edhe komponenta e teknologjive të reja, metodologji e re dhe qasje e re drejt kushteve në shëndetësi. Prandaj vazhdojmë me idenë se duhet të ketë qendër të re klinike. Ekspertët bëjnë kornizë kohore dhe financiare. Korniza kohore na duhet, sepse disa vite flitet dhe duam me të vërtetë shpejtë të arrijmë në një qendër të re klinike dhe sa do të kushtojë. Njëra nga zgjidhet është SPQ "8 Shtatori". Vlerësoj se më shpejtë dhe më lirë do të arrijmë në një qendër të re klinike. Ekspertët do të thonë se ku duhet të investojmë. Në kuartalin e parë të vitit 2026 do ta kuptojmë se ku do të investohet për një qendër të re klinike", theksoi Aliu.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se ç'farë do të bëhet me të punësuarit në SPQ "8 Shtatori", ai tha se përfundimisht po mendohet edhe për atë.

"Krijimi i një qendre të re klinike jashtë asaj ekzistuese ka edhe kushte që duhen përmbushur. Të mos harrojmë se Fakulteti i Mjekësisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë janë gjithashtu pjesë e Qendrës Klinike. Ne po analizojmë të gjitha ato sfida dhe kujdesin shëndetësor sekondar që aktualisht është në SPQ "8 Shtatori". Procesi i përcaktimit të vendit ku do të vendoset qendra e re klinike nuk është i thjeshtë. Ne patjetër po mendojmë për kujdesin shëndetësor sekondar dhe shërbimet që ofron SPQ "8 Shtatori", shtoi Aliu. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан