• вторник, 13 јануари 2026

Aliu: Bizneset nuk do të mbyllen sepse me ligjin për mbrojtje nga duhanpirja nuk ndalohet pirja e cigereve

Aliu: Bizneset nuk do të mbyllen sepse me ligjin për mbrojtje nga duhanpirja nuk ndalohet pirja e cigereve

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Bizneset nuk do të mbyllen sepse me ligjin për mbrojtje nga duhanpirja nuk ndalohet pirja e cigareve. Ata njerëz që janë duhanpirës, këtë mund ta bëjnë në hapësira të caktuara, siç janë terracat  hapura nga të gjitha anët. Do të thotë, kafenetë dhe lokalet mund të krijojnë një tip të këtillë të infrastrukturës, nëse e kanë të nevojshme për biznesin, tha sot ministri i Shëndeztësisë, Azir Aliu.

Momenti i dytë, siç sqaroi, është që japim subvencione, kemi eksport të duhanit.

"Nga pikëpamja ekonomike, nuk shohim asnjë lloj humbjeje. Shëndeti dhe politikat shëndetësore lidhen me shëndetin, dhe shëndeti nuk ka kurrë çmim. Nga ana tjetër, me një popullsi të pashëndetshme, padyshim që ndihmon biznesin shumë më tepër sesa me politika të tilla kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura. Një analizë e tillë është bërë. Njerëzit që janë të varur nga produkte të tilla janë më pak aktivë në punën e përditshme në institucionet shtetërore dhe private", theksoi Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas një konference për shtyp mbi sigurimin e vaksinave kundër Hepatitit B.

Ai tha se para institucioneve, jo vetëm në Qendrën klinike, gjithkund nëpër vend, para institucioneve publike shëndetësore, por edhe institucione tjera, shkolla, kopshte, ministri, nuk do të lejohet pirja e duhanit. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан